“Askush nuk hyn në ndërtesë derisa RTS-ja të lirohet”, thanë ata, duke deklaruar se “Operacioni i përgatitur prej kohësh sapo ka filluar” dhe se “RTS-ja i përket popullit”.
Gjatë mbrëmjes së djeshme studentët në Beograd kanë bllokuar ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) duke paralajmëruar se bllokada do të zgjasë 22 orë.
Në rrjetin social Instagram kanë bërë të ditur se dalja nga objekti i televizionit do t’u lejohet të gjithë punonjësve.
“Askush nuk hyn në ndërtesë derisa RTS-ja të lirohet”, thanë ata, duke deklaruar se “Operacioni i përgatitur prej kohësh sapo ka filluar” dhe se “RTS-ja i përket popullit”.
“Asnjë shenjë dhune, pa ndërhyrje. Të gjithë punonjësit do të lejohen të dalin nga ndërtesa – por askush nuk do të hyjë”, thonë nga Fakulteti i Mjekësisë në Beograd.
Studentët ftuan qytetarët që duan të lënë donacione ta bëjnë këtë në fakultetet aty pranë si godinat e Fakultetit Mekanik, Juridik dhe Teknik.
