10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

BE do të përgatisë propozim lidhur me ndihmën financiare për sirianët në Turqi

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian do të paraqesë një propozim lidhur me ndihmat financiare në çështjen e mbështetjes së sirianëve që strehon Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media, zëdhënësve të Komisionit Evropian iu drejtuan pyetje lidhur me detajet për ndihmat financiare ndaj sirianëve në Turqi, Jordani dhe Liban, pas takimit që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilluan dje në Ankara me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ana Pisonero, një prej zëdhënëseve iu përgjigj pyetjes nëse ndihmat për sirianët në Turqi do të ofrohen sipas Marrëveshjes së Migracionit të 16 marsit 2016 apo nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër.

“Në takimin e Samitit që liderët e BE-së mbajtën në fund të marsit, KE-ja është ngarkuar me detyrën për vazhdimin e ndihmave financiare për sirianët në Turqi”, tha Pisonero e cila shtoi se KE-ja lidhur me çështjen e fondit të ndihmave do të zhvillojë bisedime me vendet anëtare.

“Aktualisht është herët për të folur rreth nivelit të ndihmës dhe se çfarë mjeti ndihmues do të përdoret”, theksoi Pisonero e cila tha se “Së shpejti do të përgatisim propozimin tonë”.

Në kuadër të Marrëveshjes së Migracionit mes Turqisë dhe BE-së, ishte paraparë që BE-ja të përdorte një fond prej 6 miliardë eurosh për sirianët. Ishte vendosur që këto fonde të shpenzoheshin në projektet për nevojat e sirianëve në arsim, shëndetësi, ushqime, infrastrukturë dhe nevojat e tjera.

BE-ja për ndihmën financiare në fjalë u tregua shumë e ngadaltë. “Lidhja e kontratave” për të gjitha fondet e parapara që të paguheshin në kuadër të programit të ndihmës financiare për refugjatët në Siri gjeti fundin e vitit 2020. Pavarësisht se kanë kaluar 5 vite, BE-ja nuk ka dërguar ende pjesën prej rreth 2 miliardë euro nga gjithsej 6 miliardë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit