16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ballkani në BE, koha për Shqipërinë!

Më të lexuarat

Mesazhet e fundit nga Brukseli të Komisonerit të Zgjerimit

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi përshëndeti praninë e sotme të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor në një takim të Këshillit të BE-së, duke thënë se rajoni është një prioritet strategjik për BE-në, siç është BE-ja për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Politika e zgjerimit të BE-së është garancia e vetme e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Është e nevojshme të bëhet progres në proceset e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendimet e BE-së në këtë drejtim duhet të merren urgjentisht”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Ai veçoi Shqipërinë si një vend të gatshëm për të hapur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

“Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e komisionit të parë ndërqeveritar gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së”, tha Varhelyi.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të takohen të hënën në Bruksel në Këshillin e rregullt të BE-së në maj, dhe pika e parë e rendit të ditës do të jetë shkëmbimi i pikëpamjeve për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi në rajon i luftës në Ukrainë.

Ministrave të BE-së do të bashkohen në një drekë pune në Bruksel nga gjashtë ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i BE-së thekson se ideja është të shqyrtohet ndikimi i agresionit rus në rajon së bashku me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Për këtë qëllim, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm hartoi një dokument strategjik, i cili iu shpërnda vendeve anëtare përpara takimit, duke përshkruar mënyrat për të ndihmuar dhe mbështetur qëndrueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe adresimin e pasojave të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Ballkani Perëndimor është goditur rëndë, duke filluar nga sektori ekonomik, politik, diplomatik, i komunikimit dhe i sigurisë. Ne duhet të punojmë për qëndrueshmërinë e tyre, sepse ata janë të gjithë në anën tonë. Të gjithë ata e kanë refuzuar agresionin rus dhe janë partnerët tanë edhe në këtë drejtim”, tha Këshilli i BE-së.

Shtohet se me krerët e diplomacisë nga Ballkani Perëndimor do të diskutohet për problemet specifike të secilit vend, mbështetjen dhe bashkëpunimin e mundshëm, por edhe shkallën e harmonizimit me politikën, veprimet dhe sanksionet e BE-së.

“Ne i kuptojmë pozicionet e ndryshme të vendeve në rajon, por po punojmë për harmonizimin 100% me BE-në në drejtim të reagimit ndaj luftës në Ukrainë”, përfundoi Këshilli i BE-së. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit