9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Avioni 80 milionë dollarësh

Më të lexuarat

Avioni i ri do t’i japë fund debateve të pafundme për të zënë vendin pranë dritares. Një kompani amerikane ka angazhuar një grup inxhinjerësh për të ndërtuar një superxhet me dizajn inovativ.

Sipas projektit, kabina nuk ka dritare por një ekran panoramik 360 gradë, ku mund të projektohen pamjet e xhiruara në kohë reale nga jashtë avionit.

Pasagjerët do të mund të zgjedhin se cilën të projektojnë përkrah tyre, njësoj sikur të ishte desktopi i një kompjuteri.

Avioni quhet S-512 dhe po projektohet nga kompania Spike Aereospace, që ka lançuar edhe një fushatë financimi për ta realizuar, pasi kostot janë shumë të larta, 80 milionë euro.

Xheti super-sonik do të jetë edhe në gjendje të shkurtojë orët e fluturimit. Një udhëtim Londër-Nju Jork do të zgjasë vetëm 3 orë.

Mjeti fluturues do të mund të transportojë më pak se 20 pasagjerë dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve ai do të jetë gati për vitin 2018. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit