11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Auditohet efektiviteti i BE-së

Më të lexuarat

Ka jo pak vjet që zyrtarët e BE-së në Kosovë drejtojnë gishtin për gjërat që shkojnë keq në Kosovë, kryesisht në përdorimin e parasë publike. Kryesisht përmes EULEX-it, Brukseli ka fuqi ekzekutive që edhe të hetojë këtë gjë.

Sidoqoftë, nga viti i kaluar vetë zyrtarët evropianë duhet ta arsyetojnë si i kanë përdorur paratë e taksapaguesve evropianë, para zyrtarëve të Gjykatës së BE për auditim. Auditimi po bëhet për buxhetin evropian të dhënë nga viti 2007 – deri më 2011, përfshirë edhe buxhetin e misionit më të madh dhe më të kushtueshëm, EULEX.

Kjoi është konfirmuar nga Gjykata e BE-së për Auditim në Luksemburg! Aidas Palubinskas, shefi i zyrës për informim i kësaj gjykate sqaron se të gjeturat, së bashku me rekomandimet, do të publikohen në kuadër të një dokumenti që quhet “Raporti Special”, në fund të këtij viti apo fillim të vitit të ardhshëm.

Rekomandimet mund të jenë edhe për ndryshimin e një programi apo dhe dhënien fund një misioni që financohet nga BE-ja për shkak se nuk është treguar efikas, shkruan “Zëri”. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit