Askush nuk e di sa shumë ke sakrifikuar, sa ke duruar e sa ke vuajtur që të arrish të jesh njeriu që je sot.
Askush nuk e di sa forcë të është dashur për të dalë nga errësira e thellë dhe nga humnera ku gjendeshe dikur.
Nuk e dinë sa net ke kaluar pa gjumë, sa herë u sëmure, sa lot derdhe, sa dhimbje përballë, sa herë u pengove, u rrëzove, u gjakose e u lodhe deri në shterrje të fundit të fuqive.
Nuk e dinë se në një moment të jetës sate ti as nuk kishe luksin të pushoje, të merrje frymë me qetësi, apo të çliroheshe duke folur e hapur zemrën.
Ata e shohin sot suksesin dhe e quajnë fat ose rastësi…
Por vetëm Allahu e di thyerjen tënde të fshehtë, çastet e dobësisë sate, lutjet dhe përuljen tënde në mesnatë. Vetëm Ai i dëgjoi rënkimet e zemrës sate dhe vetëm Ai ishte pranë teje kur askush tjetër nuk ishte.
Prandaj Ai të dha, të kompensoi, të nderoi, të mëshiroi, të mbuloi dhe të forcoi.
A nuk mjafton kjo për të të dhënë besim të plotë?
“Vallë, a nuk di Ai që krijoi, kurse Ai është i Buti, i Gjithëdijshmi?”
✍️ Dr. Saud al-Umar
Leximi i rregullt i sures El-Mulk çdo natë, ashtu si na mësoi Profeti ﷺ, është i mjaftueshëm për t’i hapur njeriut një njohje të vërtetë me Zotin e tij: me madhështinë e fuqisë së Tij, me gjerësinë e dijes së Tij dhe me përfshirjen e Tij mbi çdo gjë.
Kur njeriu e njeh realisht Zotin, zemra e tij qetësohet me caktimin hyjnor; ai kënaqet me vendimet e Tij dhe punon me seriozitet për të pastruar shpirtin, derisa të jetojë sipas urtësisë së Tij dhe ta kujtojë Atë në fshehtësi e në dritë.
Kur ta përsërisësh çdo natë ajetin:
“A nuk di Ai që krijoi, kurse Ai është i Buti, i Gjithëdijshmi?”,
thuaje me zemër të bindur:
Po, o Zot! Ti i di krijesat e Tua, Ti je i Buti me to dhe Ti i njeh të fshehtat e tyre.
✍️ Smer el-Arna’ut
