11.9 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë, më 26 nëntor, në Gllogjan të Deçanit në një sulm të armatosur ndaj autobusit që po transportonte nxënës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, në një konferencë të jashtëzakonshme ka njoftuar se lidhur me vrasjen e trefishtë janë bërë arrestimet e para.

“Pas ndodhjes së këtij rasti kemi filluar hetimet intensive, së bashku dhe me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore. Pas punës intensive, me vendimin e prokurores së çështjes, janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë”, tha ai.

“Prokuroria e çështjes ka caktuar dhe lëshuar vendimin për ndalim 48 orësh. Ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës të gjyqtari i procedurës paraprake për zbatimin apo dhënien e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të jepim informata të tjera, të cilat do ta dëmtonin procesin e hetimeve”, ka thënë Kurhemaj, raporton Telegrafi.

Telegrafi mëson se të arrestuarit janë H.M. dhe dy djemtë e tij, K. dhe M. M. nga Gllogjani

Ditë më parë janë kryer edhe disa bastisje në disa lokacione të caktuara në lidhje me këtë ngjarje. Sipas burimeve, të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë kallashnikov.

Dyshohet se motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, H. M., e cila i dha fund jetës së saj në qershor të vitit 2020.

Deri më tani institucionet e hetuesisë nuk kishin dhënë detaje në lidhje me rastin, ndërsa presioni publik ka qenë i lartë për të zbardhur autorët dhe motivet e krimit të rëndë.

Qeveria e Kosovës kishte ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Autobusi i nxënësve, derisa ishte në lëvizje, natën e 26 nëntorit, ishte qëlluar me armë automatike ku shoferi dhe dy nxënës ishin vrarë, kurse një nxënës ishte plagosur./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit