11.6 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Armët kimike të Sirisë: Protesta në Shqipëri, Itali, Francë dhe Gjermani

Më të lexuarat

Asgjësimi i armëve kimike të Sirisc në Shqipëri, ka bërë që të organizohen protesta jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Protestat pritet të nisin ditën e nesërme në mbarë vendin, por edhe jashtë kufijve. Organizatorët kanë njoftuar se në Tiranë protesta do të nisë në orën 09:30 para Parlamentit, ndërsa në orën 13:00 si zakonisht te Piramida. Protesta do të ketë në Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Fier. Por gjithashtu emigrantët shqiptarë në Paris, Milano dhe Berlin do të protestojnë kudër sjelljes së armëve kimike ne vendin tonë. Sipas njoftimit, në Paris protesta do të mbahet në orën 11:00, përpara ambasadës shqiptare, në Milano në orën 11:00 në “Piazza Cordusio” dhe në Berlin para ambasadës së Shqipërisë në orën 16:00.
Oraret e protestës
Tiranë: 09:30, para Parlamentit, 13:00 tek Piramida
Durrës: 14:00, para bashkisë së qytetit
Elbasan: 12:00 në sheshin “Gensher” protestë e madhe e studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe nxënësve të shkollave të mesme të Elbasanit.
Shkodër: 15:00 para bashkisë së qytetit
Fier: 13:00 para Prefekturës.

/Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit