STAMBOLL (AA) – Klubi i Superligës turke Medipol Başakşehir, ka arritur të transferoj mesfushorin turk të Barcelonës, Arda Turan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i klubit, Göksel Gümüşdağ, transferimin e Arda Turan-it e njoftoi nga faqja e Twitter-it të klubit.
“Arda Turan sot me fanellën e portokalltë kthehet në vendin e tij. Ky nuk është vetëm transferimi i Başakşehir-it, por i gjithë Turqisë”, tha Gümüşdağ në mesazhin e tij.