7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arabia Saudite emërton projektin e zgjerimit të Xhamisë së Madhe “Portiku Saudit”

Më të lexuarat

– Ndërtesa përbëhet nga katër kate dhe ka kapacitet për të akomoduar 287 mijë besimtarë dhe 107 mijë bërës së tavafit (ecja rreth Qabes së Shenjtë) në orë

ISTANBUL (AA) – Arabia Saudite njoftoi të dielën se ka vendosur të emërojë projektin e zgjerimit në Xhamisë së Madhe në Mekë “Portiku Saudit”, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.

“Kreu i Presidencës për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, Sheikh Abdul Rahman Al-Sudais, njoftoi të dielën se autoritetet më të larta saudite kanë lëshuar miratimin për emërtimin e Projektit të Ndërtimit të Zgjerimit të Matafit në Xhaminë e Madhe si ‘Portiku Saudit’”, njoftoi Gazeta Saudite (Saudi Gazette).

Ndërtesa përbëhet nga katër kate dhe ka kapacitet për të akomoduar 287 mijë besimtarë dhe 107 mijë bërës së tavafit (ecja rreth Qabes së Shenjtë) në orë.

“Mbreti Abdul Aziz, themeluesi i Arabisë Saudite moderne, urdhëroi zgjerimin e Xhamisë së Madhe për të akomoduar sa më shumë haxhilerë, ndërsa në përputhje me rrethanat, punimet e zgjerimit filluan gjatë periudhës së mbretit Saud në 1955”, sipas Gazetës Saudite.

Sipas Al-Sudais, “Portiku Saudit, i cili rrethon portikun Abbasid, përmban një zonë shumë më të gjerë të cilin Xhamia e Madhe nuk e ka parë ndonjëherë”.

“Portiku Saudit ofron hapësira më të gjera për haxhilerët dhe adhuruesit në përputhje me standardet inxhinierike të cilësisë së lartë”, shtoi ai.

Arabia Saudite për Haxhin e këtij viti përgatitet të presë më shumë se dy milionë haxhilerë, sipas shifrave zyrtare.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një obligim që çdo musliman i rritur duhet ta bëjë të paktën një herë në jetë nëse ka mundësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit