6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Forcat izraelite vrasin 3 palestinezë në një bastisje në Nablus

Më të lexuarat

Sipas burimeve lokale, forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Balata në orët e vona të mbrëmjes, të shoqëruar nga buldozerë dhe automjete ushtarake

Tre palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, prej të cilëve një rëndë, në një bastisje të forcave izraelite në kampin e refugjatëve Balata në lindje të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, forcat izraelite bastisën kampin në orët e vona të mbrëmjes, të shoqëruar nga buldozerë dhe automjete ushtarake.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e Izraelit në kamp, jetën kanë humbur Muhammed Bilal Zeytun, Fethi Ebu Rizk dhe Abdullah Ebu Hamdan, kurse tre janë plagosur, prej të cilëve një rëndë.

Siç thuhet, ushtarët izraelitë kanë penguar ambulancat e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze të hynin në kamp.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit