Faisal bin Farhan Al-Saud
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka dënuar deklaratat e përsëritura të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga toka e tyre, përfshirë edhe përmes pikës kufitare të Rafahut, e cila është mbyllur plotësisht nga forcat izraelite.
Në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Saudite e Shtypit, Riad tha se përdorimi i rrethimit dhe urisë për të detyruar zhvendosjen përbën “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar dhe normave themelore humanitare.
Arabia Saudite gjithashtu shprehu mbështetje të plotë për Egjiptin fqinj në refuzimin e këtyre planeve dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të ndërhyjnë për të ndaluar “politikat agresive” të Izraelit kundër palestinezëve.
Riadi zyrtar përsëriti kundërshtimin e çdo forme të zhvendosjes së detyruar dhe kërkoi që autoritetet izraelite të mbajnë përgjegjësi për “gjenocid dhe shkelje të rënda” ndaj popullit palestinez. /mesazhi
