Banaliteti është shndërruar në një mënyrë jetese për shumë njerëz në kohën tonë; anija e tij bart turma të paturpshmëve që garojnë mes tyre duke shfaqur serialin e përditshmërisë së tyre në YouTube. Kështu ka lindur ajo që mund ta quajmë ekonomia e banalitetit.
Por, megjithë rrezikun që kjo paraqet, nuk është ky shqetësimi më i madh që rëndon mbi studiuesit e gjendjes së shoqërive dhe nivelit të tyre të zhvillimit e qytetërimit. Ajo që është vërtetë më e rënda është tërheqja masive e njerëzve drejt këtyre banalitetit, duke i përpirë me miliona e dhjetëra miliona shikime; si të ishte një dorë e padukshme që lëviz fijet e skenës nga prapaskena, me synimin që ta degradojë, ta konsumojë dhe ta poshtërojë publikun.
Jemi përballë një gjendjeje që kërkon patjetër një ndalesë serioze nga mendimtarët e kombit dhe nga ndërtuesit e vetëdijes shoqërore; përballë një skene të neveritshme e të shëmtuar, ku shpirtrat e rinisë muslimane enden të hutuar në botën virtuale.
A do të mundin vallë tribunat tona reformuese të hapin vend për trajtimin e këtij problemi të rrezikshëm?
— Dr. Atije Adlan
