12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Aplikimi i Kosovës për në BE, Kurti tregon se kur do të ishte e mundur të ndodh anëtarësimi

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dorëzuar sot në Pragë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj, në një konferencë për media, Kurti ka thënë se është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe demokracinë në Evropë.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë duke dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE. Është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe demokracinë në Evropë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se Kosova ndanë të njëjtat vlera me Bashkimin Evropian.

“Letra që sot kam sjellë bart shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur këtë ditë. Flet për aspiratat tona për tiu bashkuar BE-së me të cilin ndajmë vlerat e njëjta”, tha Kurti.

Ai shtoi se rruga jonë përpara bazohet mbi meritat tona vetanake.

“Ne e dimë që janë nevojitur afate të ndryshme për vende të ndryshme që nga Finlanda e Suedia që u janë dashur 3 vjet deri te Malta e Qipro që janë dashur 14 vjet, një mesatare prej 9 vjetësh është reale për Kosovën që të paguaj këtë mesatare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri shtoi se Bashkimi Evropian është destinacion që synojmë dhe fati që përqafojmë.

Kurti, është pyetur në konferencë për media edhe në lidhje me çështjen e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Siç e dimë, kur kemi nënshkruan Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ishin dakord dhe nuk besoj se pakica e shteteve anëtare të BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, do të jenë kundër që ne t’i bashkohemi familjes evropiane”, tha Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit