9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Angela Merkel garon për herë të katërt për kancelare

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se do të garojë edhe për një mandat tjetër, të katërtin, si kancelare gjermane, njoftojnë burime nga partia e saj konservatore.

Merkel, e cila është 62-vjeçare, pritet që edhe formalisht të njoftojë sot pasdite për synimin që ka për të kandiduar përsëri për kancelare gjermane, në zyrat qendrore të Unionit Kristian Demokrat.

Zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Merkel ka pësuar humbje turpëruese në zgjedhjet rajonale këtë vit, ndërsa popullariteti i saj ka rënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit