12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar vizitoi Reisul Ulemanë e BFI

Më të lexuarat

Të mërkurën, më 07.04.2021, në Selinë e Rijasetit të BFI, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e priti Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Ekselencën e saj, znj. Rachel Gallovei, në një vizitë zyrtare me të cilën biseduan për shumë çështje të cilat e tangojnë edhe bashkësinë Fetare Islame si institucion por edhe opinionin e gjerë pwr proceset demokratike në vend.

Fillimisht Kryetari i BFI H. Hfz. Shaqi ef. Fetai, e njoftoi Ekselencën e saj, zonjën Gallovei me zhvillimet në Bashkësinë Fetare Islame dhe me organizimin e jetës fetare në vend si dhe me projektet të cilat janë në vijim e sipër në këtë institucion qw mbi të gjitha kanw tw bwjnw me ngritjen e vlerave tw larta njerëzore, fetare, tolerancën mes besimeve dhe tolerancën mes etnive që jetojnë në vendin tonë.

Ambasadorja Gallovei nga ana e saj vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Fetare Islame me në krye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain dhe shprehu kënaqësinë e vet për këtë mikpritje të ngrohtë dhe mjaft të rëndësishme në institucionin fetar Islam, i cili gjithmonë ka dëshmuar se është i prirur pozitivisht në mbështetjen e projekteve prosperuese si dhe kontribuese e proceseve demokratike në vend, përfshi këtu edhe mbështetjen parezervë që ky institucion e ka dhënë në realizimin e aspiratave Euro-Atllantike të vendit. Botërisht dihet se me bashkëngjitjen në NATO, është bërë një ndyshim thelbësor nga e kaluara, për hirë të sigurisë së brezave të ardhshëm në vendin tonë. Procesi në vazhdimësi, përshtatja dhe reformimi, ka për qëllim të aftësojë vendin tonë dhe ta afrojë drejt familjes të madhe Veri Atllantike, për çka nevojitet edhe mbështetja dhe përkrahja e gjitha komuniteteve dhe institucioneve.

Në këtë drejtim, të dy bashkëbiseduesit folën edhe për bashkëpunimin e BFI me të gjitha instancat shtetërore të të gjitha niveleve, me theks të veçantë kultivimin e frymёs sё tolerancës, bashkёjetesёs dhe respektit tё njёri tjetrit nё shoqёrinë tonë, duke përfshi edhe angazhimin e teologëve nëpër institucionet shëndetësorë, por edhe në qendrat e rehabilitimit, sepse burgjet mbi të gjitha janë vendet ku mund të ndikohet në përmirësimin e anomalive në shoqëri. Poashtu u diskutua edhe për akreditimin e Medresesë Isa Beu, nxënësit e të cilës gjithmonë kanë qenë dhe janë në shërbim të shoqërisë, e posaçërisht nw përballjen me devijimet e ndryshme dhe anomalitë në shoqërinë tonë. Reisi në këtë takim shoqёrohej nga Mustafa ef. Dauti – Drejtor i sektorit pёr marrёdhёnie me jashtё (kontakte me faktorin ndёrkombёtar: OSBE, BE dhe institucionet e brendshme).

Në fund të takimit Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin e palodhshëm dhe përkrahjen për zhvillimet demokratike, i dhuroi Ekselencës së saj znj. Rachel Gallovei një pllakë me logon e Bashkësisë Fetare Islame, Kuranin e Artë në të cilën është shkruar fjala e parë e Kuranit Famëlartë Ikre – Lexo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit