16 C
Pristina
Wednesday, September 15, 2021

Albin Kurti darkë vegjetariane me Sali Berishën

Më të lexuarat

Një darkë e shtruar nga prefekti i Tiranës Lulzim Basha ka ndërtuar mirë muhabetin mes Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe liderit të “Vetëvendosjes” Albin Kurti të cilët janë parë së bashku për disa orë në Tiranë.

Darka vegjetariane në Pallatin e Brigadave, e shtruar të hënën vonë për pjesëmarrësit e një konference që ka diskutuar tema pan-shqiptare, ka bërë bashkë Berishën dhe Kurtin të cilët janë parë duke bërë muhabet për orë të tëra.

Në tavolinën e tyre ka qenë edhe Teuta Arifi, zyrtare e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, raporton gazeta JNK.

Kurti është lideri i forcës së tretë më të madhe politikë në Kosovë dhe ai hapur mbështet bashkimin me Shqipërinë ndërsa kundërshton simbolet e shtetit kosovar. Lideri i Vetëvendosjes është i popullarizuar në Shqipëri, por takimet zyrtare me Berishën në Tiranë nuk i ka pasur të shpeshta.

Konferenca e titulluar “Fqinjësia shqiptare” është mbështetur nga “Rockfeller Brother Fund” dhe Bashkia e Tiranës kurse janë diskutuar tema si politika, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, edukimi dhe media me panelistë nga të gjitha hapësirat shqiptare në rajon. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit