6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Al-Assad: Nuk largohem!

Më të lexuarat

“Largimi nga pushteti nuk është një mundësi”. Këto ishin fjalët që i tha Bashar al Asad në ditët kur po flitet për Konferencën e Paqes së Gjenevës, punimet e së cilës nisin javën e ardhshme.

Një konferencë e cila synon të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës siriane, ajo në Zvicër u “sponsorizua” nga këmbëngulja e SHBA-së dhe Rusisë, dy mbështetësve kryesorë të palëve ndërlufutese në Siri.

Megjithatë, në një intervistë për Agjensinë Ruse të Lajmeve “Interfax”, al-Assad theksoi të dielën se nuk ka ndërmend të negociojë qoftë edhe një minutë të vetëm për mundësinë e largimit të tij nga pushteti.

“Nëse do të doja të dorëzohesha, do ta kisha bërë këtë që në fillim”, deklaroi presidenti.

Deklarata e Assad vjen vetëm një ditë pasi grupimi kryesor i kryengritjes konfirmoi pjesëmarrjen e tij në bisedimet e Gjenevës. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit