15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Akti i BE-së që Rusia s’do donte të ndodhte….

Më të lexuarat

Vendimi: Armë për Ukrainën me të ardhura nga asetet e ngrira ruse

Vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur të përdorin fitimet nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

“Ambasadorët e vendeve të BE-së kanë rënë dakord në parim për masat që lidhen me të ardhurat e jashtëzakonshme që vijnë nga asetet e ngrira ruse”, thuhet në profilin zyrtar të Belgjikës, Presidencës së BE-së, transmeton Anadolia.

Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se paratë e marra nga asetet ruse do të përdoren për të mbështetur rimëkëmbjen e Ukrainës dhe mbrojtjen ushtarake.

“Unë e mirëpres marrëveshjen politike për propozimin tonë për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke vënë në dukje se këto para do ta bëjnë Ukrainën dhe Evropën më të sigurta, Von der Leyen theksoi se ato gjithashtu kanë një simbolikë të fortë.

Vendet e Bashkimit Evropian kanë ngrirë rreth dyqind miliardë euro të Bankës Qendrore Ruse për shkak të luftës në Ukrainë. Institucionet financiare që i posedojnë bëjnë fitime të konsiderueshme duke i riinvestuar ato ndërsa maturohen.

Rreth 180 miliardë euro të rezervave të Bankës Qendrore Ruse të ngrira nga BE mbahen nga Euroclear, një ofrues belg i shërbimeve të pastrimit dhe ruajtjes së letrave me vlerë.

Ndërsa aktivet e institucionit në bilancin e tij po rriten me shpejtësi, Euroclear gjeneron shuma të mëdha të ardhurash nga interesi. Vitin e kaluar, Euroclear fitoi kështu më shumë se tre miliardë euro të ardhura nga interesi për asetet ruse që ishin ngrirë për shkak të sanksioneve të BE-së.

Por kjo lëvizje pritet ta irritojë më tepër Moskën, e cila ka paralajmëruar se do përdorë kartat e saj për t’i bërë ballë një lëvizjeje të tillë nga BE. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit