14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Abdul Muhsin el Abbad merr çmimin e Princ Naif iben Abdul-Azizit për shërbim të Sunetit

Më të lexuarat

Dijetari i madh i Medines pejgamberike, Shejh Abdul Muhsin el Abbad, merr çmimin e mbretit Naif ibën AbdulAziz për shërbimin që i ka bërë sunnetit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke komentuar gjashtë koleksionet më të vërteta të haditheve, koleksioni i buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut, ibën maxhes dhe Nesaiut. Ky çmim ka edhe një shpërblim të madh parash dhe si zakonisht tejkalon miljonin, por Shejhu të gjithë këtë shumë e kishte dhënë falas për nxënësit e tij të cilët janë afërsisht 2 mijë nxënës. Vlen të theksohet se Shejhu ka filluar me komentimin e këtyre koleksioneve para 30 vjete, dhe ka vazhduar kështu me këmbëngulje duke dhënë ders gjashtë ditë të javës pa munguar pothuajse asnjëherë, derisa i ka përfunduar të gjitha. Shejhu është shumë i shtyer në moshë, ndoshta ka kaluar të tetdhjetat, por vullneti dhe vendosmëria e tij nuk krahasohen as me të rinjtë./KohaIslame

*Shejh Abdul Muhsin el Abbad, në foto në të djathtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit