11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Abadi: Mbështesim Turqinë lidhur me valutën kombëtare

Më të lexuarat

Kryeministri i Irakut al-Abadi në Ankara u takua me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin bisedoi rreth bashkpunimit dypalësh dhe çështjeve të ndryshme

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Ankara deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë e re të Irakut në forcimin e bashkëpunimit në disa fusha dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe kryeministri i Irakut Haider al-Abadi u takuan në Pallatin Presidencial në Ankara, ndërsa më pas mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

“Jemi të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimit të marrëdhënieve me qeverinë e re e cila do të formohet në disa fusha kyçe, në mesin e të cilave edhe ato të sigurisë dhe ekonomisë”, tha Erdoğan.

Ai më tej shtoi se siguria, mirëqenia dhe stabiliteti i Irakut janë siguri, mirëqenie dhe stabilitet i Turqisë.

“Pikëkalimi tjetër do të jetë në favor të Irakut dhe vendit tonë. Besoj se do të ndërmarrim hapat e nevojshme rreth kësaj çështjeje. Problemi i Irakut është dhe problemi ynë. Jemi të gatshëm të bëjmë çmos për rindërtimin e vendit”, ka thënë Erdoğan.

Ndërkaq, Abadi tha se Iraku mbështet Turqinë.

“Jemi me Turqinë lidhur me valutën kombëtare. Mbështesim Turqinë në të gjitha masat që do të ndërmarrë”, theksoi Abadi.

Ai potencoi edhe qëndrimin e përbashkët sa i përket sigurisë kufirtare.

“Nuk duam që asnjë oranizatë terroriste të veprojë në terrirtorin e Irakut dhe kundështojmë një gjë të tillë”, deklaroi kryeministri irakian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit