13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Si ta bësh bashkëshortin tënd të lumtur…

Më të lexuarat

1. Ji e butë me bashkëshortin tënd.
2. Ki kujdes gjatë bisedave të tij dhe dëgjoje atë me vëmendje.
3. Mos e ngrit zërin ndaj tij.
4. Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të.
5. Flit për gjërat që e gëzojnë atë.
6. Përdor fjalë të ëmbla, e a ka dikush që nuk i do ato.
7. Buzëqeshi.
8. Mos qesh kur ai është i mërzitur apo i hidhëruar.
9. Mos ia përmend të metat që ka në prezencë, por shfytëzo kohën e përshtatshme.
10. Përmendja të mirat që i posedon ai.
11. Mos i zmadho gjërat e vogla apo ndonjë gabim eventual.
12. Për ndonjë ves të keq të tij bëj durim dhe mos ia përmend.
13. Ki mendim të mirë ndaj tij.
14. Bëhu e sinqertë me të.
15. Zbukuroju para tij, e sidomos para gjumit, pasi gratë e tona gjithmonë janë të mbuluara dhe ka mundësi të mos duken bukur.
16. Parfumosu para se të vijë ai.
17. Kur ai kthehet në shtëpi, përgëzoje dhe prite me buzëqeshje.
18. Këshilloje atë pas momenteve më të mira.
19. Mundësisht brenda ditës të dëgjoni së bashku një ders, një këshillë të shkurtër apo të lexoni diçka.
20. Ik disa ditë tek familja jote dhe dërgoji mesazhe dashurie.
21. T’ia shprehësh mungesën atëherë kur jeni larg njëri-tjetrit.
22. Për ndonjë gabim mos mbaj shumë hidhërim e të lozë shejtani mes jush.
23. I dhuro puthje në mëngjes.
24. Ushqeje nganjëherë! Kjo e shton dashurinë dhe respektin.
25. Mos e lë burrin pas dore, kujdesu në maksimum për atë.
26. Nëse ecni rrugës bashkë dhe ai kthen kokën në një anë dhe po në atë anë ka qenë ndonjë vajzë e bukur, mos i thuaj pse e shikove, se ndoshta nuk ka qenë duke e shikuar.
27. Në rrugë mos përcill çdo lëvizje të tij.
28. Blej ndonjë dhuratë, nuk do të thotë vetëm ai të të blej ty.
29. Kuptoje për mundësitë e tij materiale dhe mos kërko diçka jashtë mundësive.
30. Respektoji prindërit dhe të afërmit e tij, e sa i përket prindërve kurrë mos i fol keq për ata.
31. Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare.
32. Jetën tuaj asnjëherë mos e krahaso me jetën e të tjerëve.
33. Mos mendo se ka ndonjë burrë tjetër më të mirë se ai.
34. Mos i refuzo të gjitha opsionet e tij.
35. Pastrojuni bashkë, të mjerë janë ata që nuk e kanë provuar ashtu siç ka thënë ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
36. Dhuroji shpesh puthje spontane apo të papritura.
37. Jeta romantike nuk bëhet pa probleme bashkëshortore, kështu që bëhu e durueshme.
38. Kujdesu për pastërtinë tënde trupore.

39. Dhe në fund: Ik në dhomën e gjumit dhe para se të vij burri, zbukuroju në mënyrën më të mirë, apo ndonjëherë pasi të vij ai nga namazi i sabahut, nëse del për t’u falur në xhami.

/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit