7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A lejohet të vizitohen varrezat në ditën e xhuma, nëse nuk ka mundësi në ditët tjera?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ne lexuam një fetva në të cilin ju cituat Shejh Bin Bazin (Allahu e mëshiroftë) duke thënë se nuk është e lejueshme të veçosh ditën e xhuma për të vizituar varrezat. Cili është rregulli nëse muslimani nuk ka ndonjë kohë përveç të xhumasë në të cilën mund të vizitojë varrezat? A ka ndonjë problem me këtë veprim nëse ai i viziton ato vetëm të Xhumave sepse nuk është në gjendje ta bëjë atë në ditët e tjera?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nëse muslimani nuk është në gjendje të vizitojë varrezat përveç të Xhumave sepse punon në të gjitha ditët e tjera të javës përveç ditës së Xhumasë, atëherë duket se nuk ka asgjë të keqe në këtë sepse duke bërë këtë ai nuk po veçon të Xhumanë si një avantazh ndaj ditëve të tjera. Ai nuk po e bën këtë sepse po e veçon të Xhumanë për atë qëllim; përkundrazi, sepse është ditë e tij e pushimit.

Shejh Ibn Xhibrini (Allahu e mëshiroftë) u pyet: E xhumaja është një ditë pushimi për ne; nëse veçojmë këtë ditë ose disa orë nga ajo për të vizituar varrezat, a hyn kjo në rangun e bid‘atit (risisë)?

Ai u përgjigj: Nuk hyn në atë rang, sepse kishte disa transmetime që flasin për vizitën e varrezave në ditën e Xhumasë. … Për sa kohë që nuk e keni veçuar qëllimisht këtë ditë dhe këtë e bëni kur keni kohë të lirë, atëherë nuk ka mëkat mbi ju insha Allah. Ka disa transmetime që flasin për veçimin e kësaj dite dhe për virtytin e saj, por ato nuk janë vërtetuar. Fundi i citatit nga Fetuaja e Shejh Ibn Xhibrinit.

Shejh Ibn ‘Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) tha: Kuptimi i dukshëm i provave tregon se ato janë të përgjithshme në zbatim dhe se është mekruh ta veçosh [d.m.th. të Xhumanë] jashtë për agjërim, qoftë ai agjërim i detyrueshëm apo nafile. Por nëse një person është i zënë me punë dhe nuk është i lirë dhe nuk mund të agjëroj ditëve të tjera përveç të Xhumave, atëherë në atë rast nuk është mekruh që ai ta veçojë këtë ditë për agjërim, sepse ka nevojë ta bëjë atë. Cituar nga Mexhmu ‘Fetua, 20/55

Dhe Allahu e di më së miri.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit