10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Avioni i parë nga Riadi në Tiranë: ç’përfaqëson rruga e re ajrore Shqipëri – Saudi

Më të lexuarat

Shqiptarja.com i ka kushtuar një shkrim risisë së fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Riadit, nisur një ditë më parë, e para herë në raportet mes dy vendeve. Ndodh kjo në një kohë kur qeveria Rama dhe vetë ky i fundit personalisht, ka kryer vizitat më të shumta ndonjëherë në vendet e Gjirit, ku veçon Saudia, me të cilën ka lidhur një zërë marrëveshjesh. Si efekt i tyre vjen dhe kjo linjë e re fluturimesh.

“‘Ëndrra ime është bërë realitet. Kam pritur prej një viti e gjysmë të vij. Më në fund’, shprehet vogëlushja saudite”, niset reportazhi pë këtë rast.

“Ky ishte reagimi i një vogëlusheje saudite, e cila preku tokën shqiptare këtë pasdite. Ajo mbërriti me disa dhjetëra bashkëkombës të tjerë nga Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite, në fluturimin e parë të kompanisë ajrore me kosto të ulët, FlyNas. Pjesa më e madhe e tyre shkelin për herë të parë në tokën shqiptare dhe nuk i fshehin emocionet.

Nga kjo e hënë FlyNas nis fluturimet mes Tiranës dhe Riadit tre herë në javë, me një Airbus A320. Me rastin e fluturimit përurues, avioni i linjës ajrore saudite u mirëprit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një përshëndetje uji.

Për shefin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, Dr. Constantin von Alvensleben, fluturimi i ri pritet të rris turizmin dhe forcoj ekonominë.

‘Ky fluturim i ri është një lajm i shkëlqyeshëm për të dy vendet, sepse do të rrisë turizmin dhe do të forcojë lidhjet ekonomike për pasagjerët e biznesit. Aeroporti është më jetësor këto ditë dhe ky është një hap shpresëdhënës për një përparim të ri për të gjithë udhëtarët dhe Shqipërinë gjithashtu’, shprehet Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Themeluar në vitin 2007, FlyNas është Transportuesi kombëtar Saudit dhe linja ajrore kryesore me kosto të ulët në Lindjen e Mesme me një flotë prej 30 Airbus A320 Aircraft, duke operuar mbi 1,100 fluturime në javë në më shumë se 70 destinacione të brendshme dhe ndërkombëtare”, përfundon shkrimi i Shqiptarja.com. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit