16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

A lejohet të therim një kafshë dhe ta hedhim në themelet e një objekti?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet të therim një kafshë dhe ta hedhim në themelet e një objekti kur duam ta fillojmë ndërtimin?

***

Përgjigja:

Ky veprim nuk është i lejuar dhe është i njëllojtë me praktikën e disa njerëzve që e bënin këtë kurban për xhindët me pretendimin se kjo (therja e këtij kurbani) i ruan nga e keqja e tyre. Pra kur donin të hapnin themelet e një ferme apo shtëpie, ata thernin në këto themele ndonjë dhi apo cjap dhe thonin: Këtë e bëjmë për xhidët, që të ruhemi nga e keqja e kësaj pjese toke, apo atyre xhindve që qëndrojnë aty.

Ky veprim është i njëllojtë me praktikën e jobesimtarëve, prandaj nuk lejohet tu përngjasojmë. Me këtë veprim, mund të arrijmë të bëhemi si ata dhe qëllimet (në therjen e këtij kurabi) të bëhen si qëllimet e tyre (jobesimtarëve).

Detyra jonë është që të mos e praktikojmë dicka të tillë, të tërheqim vërejtjen që të mos theret asgjë mbi themele.

Shejh Bin Baz

Përshtati: Fatjon Isufi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit