19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A kthehet shpirti i të vdekurit tek familja dhe shtëpia e tij?

Më të lexuarat

Shpirti i të vdekurit nuk kthehet në familjen dhe shtëpinë e tij

Nëse njeriu vdes, ai largohet nga kjo jetë dhe hyn në një botë tjetër, dhe shpirti i tij nuk kthehet në familjen e tij dhe ata nuk mund të ndjejnë asgjë në lidhje me prezencën e tij. Ajo që qarkullon mes njerëzve në lidhje me kthimin e shpirtit për dyzet ditë është një mit pa bazë dhe bestytni e kotë.

Po kështu i vdekuri nuk di gjë për gjendjen e tyre sepse është në një botë tjetër ku mund të përjetojë lumturi ose mundime. Allahu mund t’i informojë disa të vdekur për disa nga rrethanat jetike të familjes së tyre, por në lidhje me këtë nuk mund të thuhet diçka e shkoqitur specifikisht.

Disa deklarata të transmetuara nga të parët por nuk shërbejnë si pikëmbështetje, përcjellin se të vdekurit mund të dinë gjëra për rrethana jetike të familjeve të tyre.

Sa i përket ëndrrave, disa nga ato janë reale, dhe disa janë manipulim i Shejtanit. Përmes një ëndrre të vërtetë, të gjallët mund të dinë diçka për gjendjen e të vdekurit, por kjo varet nga vërtetësia e ëndërrimtarit, vërtetësia e ëndrrës dhe aftësia e atij që e interpreton atë ëndërr.

Megjithatë, nuk vlen të jesh i sigurt për përmbajtjen e ëndrrave të tilla, përveç nëse ka argumente që e vërtetojnë. Një person i gjallë mund të shohë në ëndërr të afërmin e tij të vdekur dhe t’i rekomandojë atij gjëra dhe t’i përmendë gjëra që mund të qartësohen se janë të vërteta kur përputhen me realitetin. Në këtë drejtim kanë ndodhur raste ëndërrash ku disa prej të cilave janë në përputhje me realitetin, disa nuk dihet se janë të vërteta apo jo dhe disa të tjera dihet se janë të rreme. Kështu që këto ëndrra janë tre llojesh, dhe që duhen pasur parasysh kur kemi të bëjmë me lajme, ngjarje dhe tregime që lidhen me gjendjen e të vdekurve.

Shejh Abdurrahman el Berak

Përktheu: Arjan Haskasa
Udhaebesimtareve.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit