14.7 C
Pristina
Monday, September 20, 2021

A konsiderohet saktë xhumaja e atij personi qe e fal atë me familjen e tij në shtëpi?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ai që e fal namazin e xhumasë me familjen e tij në shtëpi, në shtëpinë e tij dhe u mban hutben atyre, duke menduar se e ka kryer namazin e xhumasë në shtëpi. A konsiderohet i saktë namazi i tij (i xhumasë)?

***

Përgjigje:

Kush e fal të xhumanë me familjen e tij në shtëpi, ata duhet ta përsërisin namazin duke e falur drekë. Ndërsa namazi i xhumasë që ata kanë falur nuk është i saktë. Ngase detyrë për burrat është që ta falin namzin e xhumasë me vëllezërit e tyre muslimanë në shtëpitë e Allahut të Lartësuar. Ndërsa gratë nuk e kanë për detyrë faljen e xhumasë, porse detyrë për to është që të falin namazin e drekës. Por nëse ato marrin pjesë bashkë me burrat në xhami (për faljen e xhumasë) namazi i tyre konsiderohet i saktë dhe vlen në vend të namazit të drekës (nuk e falin drekën).

Allahu është dhuruesi i suksesit!

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!

 Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit