13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Qeveria e Maqedoisë: Do të vijnë ekspertë të huaj për të ndihmuar hetimin për zjarrin tragjik në Tetovë

Më të lexuarat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një njoftimi njoftoi se “sot në mëngjes është konfirmuar mbështetja nga aleati i NATO-s, Gjermania, me të cilën aprovohet në vend të arrijnë persona ekspertë me nivel më të lartë të ekspertizës për hulumtime gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në kovid qendrën modulare në Spitalin në Tetovë.

“Bëhet fjalë për ekip ekspertësh që vjen nga Gjermania, me saktë nga Bundeskriminalamt ose Policia Kriminalistike Federale (https://www.bka.de/EN/Home/home_node.html), fushëveprimi i të cilit është pikërisht në bashkëpunimin nacional dhe ndërkombëtar, hetim, hulumtim dhe zhvillim. BKA-ja gjatë hetimeve ka mbështetje të lartë të ekspertizës, veçanërisht në pjesën e shkencave të forenzikës, analizat e ADN-në, hetimet elektronike dhe identifikimin”, thuhet në njoftimin Qeverisë.

Nga Qeveria shtojnë se ndër detyrat speciale në të cilat punon BKA-ja është një ekip që punon në hetime gjatë katastrofave dhe fatkeqësive me viktima.

“Bëhet fjalë për institucion i cili në Gjermani ka traditë 60 vjeçare të veprimit, me rreth 7.000 të punësuar. Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunojë me MPB-në dhe do të ndihmojë në hetimin që do ta udhëheq PTHP-ja”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, në ngjarjen tragjike që ndodhi në Spitalin e Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit