18 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

A ka ndonjë lutje para se të filloj të luaj futboll?

Më të lexuarat

Pyetja:

Përshëndetje!
Luaj futboll dhe desha ta di si të lutem (të gjithë përmbajtjen) para se të hyj në fushë ose në stërvitje ose në ndeshje.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nuk ka ndonjë lutje të caktuar para fillimit të lojërave të ndryshme me të cilat merren njerëzit, pa marrë parasysh se çfarë loje është ajo. Por me këtë rast ju këshillojmë me libërthin me përmbledhje të lutjeve “Mburoja e Muslimanit”. Në këtë libër ke lutje të ndryshme të cilat i bënte Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, në situata të ndryshme. Gjithashtu ju këshillojmë që gjatë lojërave të keni kujdes ndaj këtyre gjërave.

– që loja e futbollit të mos t`ju largojë nga falja e namazeve me kohë;

– të keni kujdes nga zbulimi i auretit, siç janë kofshët, gjatë lojës.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit