21.5 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Desha të bëja një pyetje rreth emulgatorëve

Më të lexuarat

Pyetje:

Es-selamu alejkum ue rahmetullah ue bereketehu!

Desha të bëja një pyetje rreth emulgatorëve. Unë kam hasur në disa fletushka që emulgatorët janë haram. Desha të dija definimin e saktë për emulgatorët, a janë haram apo jo? Nëse po, pse? A ka argument ose haddith që e ndalon ushqimin që përmban emulgatorë, duke e ditur që rreth 80% e gjërave ushqimore përmbajnë emulgatorë?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Një nga problematikat më të komplikuara rreth ushqimeve, me të cilën ballafaqohen muslimanët në kohën bashkëkohore është çështja e emulgatorëve. Problemi bëhet edhe më i vështirë kur dëshirojmë të shohim se çfarë është thënë në lidhje me lejimin, respektivisht ndalimin e tyre, pasi qëndrimet e atyre që kanë folur në lidhje me këtë janë nga më të ndryshmet, pa marrë parasysh a janë ata hoxhallarë apo njerëz të specializuar në fusha të tjera, por që kanë akses në këto lloj produktesh. Sido që të jetë, të flasësh për këtë problematikë nevojitet një thellim i shumanshëm dhe çdo përgjigje e cila jepet duke i vlerësuar gjërat thjesht krijon hapësirë për pikëpyetje të tjera. Prandaj ne tani nuk do të japim ndonjë vlerësim, por në një të ardhme të afërt do të paraqesim një studim pak më të detajuar në lidhje me këtë. Lusim Allahun e Lartësuar ta përfundojmë sa më shpejt!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit