12.7 C
Pristina
Monday, February 26, 2024

A JE I MVARUR PREJ INTERNETIT

Më të lexuarat

Disa prej nesh e kanë shumë rëndë të kontrollojnë veten se sa ata humbin kohë online përpara kompjuterit dhe kjo humbje e madhe e kohës ka ndikim të drejtpërdrejt në jetën e përditshme të tyre. Interneti luan rol të madh në jetën moderne, por këta dobi janë të shoqëruara me anët e erta të saj. Disa njerëz zhvillojnë sjellje të veçantë shoqërore, ata zhvillojnë shoqëri nëpërmjet Facebook-ut apo nëpërmjet chat-dhomave, në vend që të njihen me njerëzit personalisht për së gjalli.

A je ti i mvarur prej Internetit? Nëse dëshiron t’a dish një gjë të tillë? Shih shenjat e mëposhtme.

Euforia e rritur kur ti je në Internet

Nëse ndejtja në Internet të bën që ti të ndihesh më mirë sesa kur je duke bërë diçka tjetër, atëherë ki kujdes. Ky është simptomi i parë i mvarësisë tënde prej Internetit. Ne si musliman kemi prioritete tjera për të bërë dhe ekzistojnë shumë gjëra tjera të cilët na kënaqin. Ne shumë mirë e dijmë se është rëndë që rinia e sodit të largohen prej Internetit, por së paku duhet që të mundohemi të “konsumojmë” prej Internetit në masë të caktuar dhe mos t’a teprojmë sepse Allahu nuk i don ata që e teprojnë. Allahu e ka bërë Kur’anin dhe diturinë Islame si qetësim dhe prehje për besimtarët. Thotë Allahu: “Me të vërtetë me të përmendurit e Allahut qetësohen zemrat”. (er Ra’d 28)

Kalimi i kohës sa më shumë në Internet

A ke kaluar sot më shumë kohë në Internet sesa që ke kaluar dje? Nëse përgjgja në këtë pyetje është pozitive, atëherë ky është sinjal për tendenca të mvarësisë prej Internetit. Ne jemi të urdhëruar që të bëjmë sa më shumë vepra të mira, sepse kjo botë për ne muslimanët nuk është qëllim, por është mjet me të cilin ne e fitojmë Ahiretin, pra duhet që veprat e mira ne sot që i kemi bërë, duhet të jenë më të shumta sesa veprat e mira të cilat i kemi bërë dje, përndryshe jemi në humbje.

Dështimi në kontrollin ndaj vetvetes

Nëse ti ke sa më pak e më pak vetkontroll sesa që ke patur më parë, atëherë ki kujdes dhe mendo se çka mund të jetë shkaku i kësaj gjëje.

 

Lënia e familjes dhe shokëve pasdore

Nëse ti u kushton antarëve të familjes dhe shokëve më pak kujdes duke qenë tepër i zënë me opsesionin ndaj Internetit, atëherë ki kujdes! Kjo është edhe një shenjë e keqe. Allahu e ka bërë njeriun qenie intelegjente shoqërore dhe Allahu i ka nxitur mardhëniet ndërshoqërore të shëndosha dhe ka nxitur bamirësinë ndaj familjes, pra mos u bën prej njerëzve që janë neglizhent ndaj familjes dhe shoqërisë.

Ndalja e aktiviteteve të zakonshme

Kjo është një shenjë mjaft e njohur që haset tek ata që janë të mvarur prej Internetit. Zakonisht ata që janë të mvarur prej Internetit e humbin interesimin në aktivitetet tjera apo në adhurimet e përditshme, siç është bamirësia ndaj prindërve, falja e namazit, rekreimet etj. Pra mos u bë prej atyre që e lënë namazin paskohe duke qenë i zënë me Internet, sepse ka thënë Allahu për namazin: “Me të vërtetë namazi është obligim për besimtarët në kohë të caktuar”. (en Nisaa 103)

Kur ti gënjen se sa ti e përdor Internetin në realitet

Nëse ti gënjen se sa e përdor Internetin, ose nëse ti i gënjen të tjerët se sa video ke shikuar në YouTube, ose sa lojra ke luajtur, atëherë dije se ti je futur shumë thellë dhe e ke tepruar. Mos i harro obligimet ndaj Allahut që ti i ke si musliman dhe mos i harro obligimet ndaj vetes tënde në punë dhe në studime dhe as mos harro obligimet që i ke ndaj vëllezërve musliman.

S’mund të rezistosh të jesh offline

Kjo është shumë problematike dhe është simptom i cili haset tek të gjtihë që janë të mvarur prej Internetit. Kjo ndodh kur ti e din se sa obligime të shumta ke, por prapëseprap s’mund që të jesh larg kompjuterit.

Të jeshë i irituar kur je larg kompjuterit

Nëse ti je i preokupuar me Internetin dhe ndjen iritim kur je larg kompjuterit, kjo është një gjë për të cilën ti duhet të ndalesh dhe të mendosh. Muslimani është i tillë që kur atij i humb apo i vonohet ndonë vepër e mirë, mërzitet dhe iritohet dhe kur muslimani has vështirësi dhe problem i drejtohet Allahut me lutje dhe me namaz dhe nuk i drejtohet YouTube-s e as Facebook-ut. Transmetohet se kur Pejgamberin e ka munduar një gjë, ai është kthyer dhe ka falur namaz. Allahu na bëftë prej këtij llojit të fundit që kur kanë vështirësi i kthehen Allahut.

Turpërimi ose ndjenja e fajit prej asaj se sa ti kalon kohë në Internet

Kjo poashtu është shenjë se ti je prej njerëzve që mvaren prej Internetit. Ti ke turp që njerëzit tjerë t’a dijnë se sa kohë ti harxhon përpara kompjuterit dhe ndjehesh fajtor, pra kjo ndjenjë e fajit dhe turpit në Islam e ka emrin gjunah.

Dëmi është evident

Kur përdorimi i kompjuterit shkakton gjurmë negative në jetën tënde, siç është ndikimi negativ në adhurimet tua të përditshme, në punën tënde, në studimet tua, marrdhëniet tua me njerëzit tjerë, të gjitha këta janë shenja negative që kërkojnë trajtim dhe shërim.

Ndryshimi në orarin tënd të gjumit nuk është në rregull

Nëse ti kur zgjohesh prej gjumit, gjëja e parë që bën është ulja në karriken e kompjuterit, ndërsa nga ana tjetër namazi i sabahut të ka ikur dhe dielli vetëmse ka lindur, atëherë dije se je në humbje. Ose të ka kaluar tërë dita dhe të ka perënduar dielli dhe ende nuk e ke falur iqindinë, ndërsa ti ende je përpara kompjuterit tënd online, poashtu dije se të kanë humbur shumë gjëra të cilat t’a rrezikojnë besimin tënd.

Ku është haku të cilin ti e ke ndaj Allahut?

Për çka ne jemi krijuar?

Thotë Allahu: “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit përveçse për të më adhuruar”. (edh Dharijat 56)

Ku është falja e pesë kohë të namazit në kohën e vet?

E mos të flasim se ku janë veprat vullnetare siç është namazi i natës apo agjërimi vullnetar.

Pasoja shëndetsore

Nëse ke simptome siç është: dobësimi i shikimit, kokëdhimbje, trashësi, dhimbje në kurriz, të gjitha këta janë simptome që në përgjithësi hasen tek njerëzit e mvarur prej Internetit.

Përgatiti: Enis Arifi – rizgjimi.com 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit