16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A është obligim “besmele” para abdesit?

Më të lexuarat

Pyetje:

A është vaxhib besmeleja gjatë marrjes (para se të fillosh marrjen e abdesit) së abdesit, cila është dispozita e atij që harron ta thotë besmelen, dhe nëse merr abdes në toalet a duhet thënë besmelja?

***

Përgjigje:

Tek medh’hebi hanbeli thënia e besmeles është vaxhib (obligim), duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit ﷺ ku thotë:
“Nuk ka abdes për atë i cili nuk e përmend emrin e Allahut (nuk e thotë besmelen).”
(Ahmedi: 9418, Ebu Davudi: 101 dhe Ibn Maxhe: 339).
Nëse nuk e thua besmelen nga harresa, atëherë abdesi është rregull inshallah.
Edhe pse, shumica e ulemave janë të mendimit se besmelja është sunet gjatë marrjes së abdesit e jo obligim (vaxhib).
Nëse e harron besmelen nga harresa, dembelia, inshallah abdesin e ke në rregull.
Kurse, sa i përket (besmeles) përmendjes së Allahut në toalet, themi se urrehet një gjë e tillë, bëje me zemër besmelen, ngase (besmelja) emri i lartë i Allahut nuk duhet të përmendet në vendet ku njeriu kryen nevojat fiziologjike apo në toalet.

Shejh Abdullah el Humejdi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Suad Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit