A është e preferueshme dhënia e sadakasë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit apo në netët e tij?

Më të lexuarat

Pyetje: A është e preferueshme dhënia e sadakasë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit apo në netët e tij?

Përgjigja: Për të gjitha pyetjet që na janë drejtuar në lidhje me sadakanë në muajin e Ramazanit, iu përgjigjemi se:

•Së pari: Ajo që na ka ardhur nga Profeti, alejhi selam, në lidhje me ringjalljen e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit është ringjallja e tyre me namaz dhe dhikër.
Ajsha, radiAllahu anha, tregon: “Me fillimin e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, Profeti, alejhi selam, e shtrëngonte rrypin (punonte shumë), falej gjithë natën dhe e mbante zgjuar edhe familjen e tij (për falje)” (Transmeton Buhariu, nr. 2024)

• Së dyti: Sadakaja në Ramazan është më e mirë se sadakaja në muajt e tjera, por nuk dimë nga Suneti i Profetit tonë, alejhi selam, që tregon se dhënia e sadakasë në dhjetë ditët e fundit është më e mirë.

• Së treti: Ajo që është e ligjëruar për muslimanin është të japë shumë sadaka gjatë Ramazanit, sepse Profeti, alejhi selam, ishte më bujari i njerëzve dhe ai ishte më bujari në Ramazan.  [Transmetohet nga Buhariu, nr. 6) dhe Muslimi, nr. 2308)].
●Por kujdes nga përcaktimi i shumës së sadakasë. (Lexo: Dhënia lëmoshë çdo ditë nga 1 euro)!

 

Dr. Adelina Kucana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit