Nëse je në xhami dhe ende nuk e ke falur jacinë, ndërsa aty kanë filluar teravitë, si vepron?

Më të lexuarat

Pyetja: Nëse je në xhami dhe ende nuk e ke falur jacinë, ndërsa aty kanë filluar të falin teravitë, si duhet të veprosh?

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Lidhesh me imamin dhe ti bën nijetin për namazin e jacisë, pastaj kur ai jep selam, plotëson namazin e jacisë, sepse në fillim falet farzi.
Pasi mbaron namazin e jacisë, lidhu me imamin për të falur teravitë, qoftë edhe nëse i arrin në rekatin e dytë dhe e plotëson rekatin që të ka humbur.
Teravitë që nuk arrite dot t’i falësh në xhami, kur të kthehesh në shtëpi i plotëson.

Duhet theksuar një çështje e rëndësishme këtu, që origjina është që gruaja falet në shtëpi dhe namazi i saj në shtëpi është më i mirë, por i lejohet asaj të shkojë të falet në xhami nëse e ndjen se i shtohet më tepër besimi, sepse Profeti – salallahu alejhi ue selem – ka thënë: “Mos i ndaloni robëreshat e Allahut (gratë) që të shkojnë në xhami.”

Allahu e di më së miri.

Dr. Adelina Kuçana

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit