Shefi i NATO-s, romantizëm politik me Vuçiç: Të pres në Bruksel!

Më të lexuarat

Mesazhi i Mark Rutte pas një telefonate me presidentin serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

Rutte foli pas një bisede telefonike me presidentin serb dhe vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë. Alexander, mezi pres të pres në Bruksel së shpejti!”

Në një postim në Instagram, Vuçiç ka thënë se i ka prezantuar Rutte qëndrimet e Serbisë për situatën në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Të dy vumë re rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe serioze në rajon dhe theksuam se ruajtja e paqes është interesi prioritar i të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiç ka shtuar se brenda muajit të ardhshëm ka organizuar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Bruksel. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit