22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A është e lejuar në Islam të studiohet dega e ekonomisë me kusht që pasi të mbaroj mos të punoj në bankë por në ndonjë vend tjetër

Më të lexuarat

Pyetje:
Selam alejkum! A është e lejuar në Islam të studiohet dega e ekonomisë me
kusht që pasi të mbaroj mos të punoj në bankë por në ndonjë vend tjetër. A
është haram vetëm të mësohet për kamatën?

Përgjigje:
Ve alejkum selam ve Rahmetullah!Lejohet të studiohet ekonomia, duke përfshirë këtu edhe mësimet që kanë të bëjnë me kamatat. Madje kamatat, transaksionet që përfshijnë kamatë etj. Duhet të mësohen me qëllim që mos të bien myslimanët në to, por t’ju sqarohen vendet dhe mënyrat ku ata mund të bien në kurtha të ndryshme të kamatave.Shumë gjëra të këqija si risitë në fe, disa rrugë që çojnë te mëkatet e mëdha etj. I mësojmë për tu ruajtur prej tyre e jo për të përfituar prej tyre.

E mësoj të keqën, jo për të keq, por që të ruhem prej saj.
Kush nuk e njeh të keqen, është rrezik të bie në të.”

Por një gjë duhet ta dini se të pajisurit me dituri të shëndoshë rreth hallallit duhet të jetë më primar ose së paku të shkojë krahas njohurive për të ndaluarat. Në të kundërtën, çfarë dobije do të kishte ai që i njeh rrugët e kamatës, por nuk e di dispozitën e saj në Islam!

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit