Komuna Akxhaj në perëndim të Turqisë, ka shpërblyer një shofer urbani për besueshmërinë dhe sinqeritetin e tij në punë. Ai ka gjetur një shumë prej 80 mijë lirash turke në urban (45.000 dollarë), të cilat një udhëtar i kishte harruar në ndenjësen e tij.
Shoferi i mjetit të transportit publik, pasi kishin zbritur të gjitha pasagjerët, i kishte bërë një kontroll mjetit të tij, ku kishte gjetur një çantë dore me 80 mijë lira turke brenda, të sapo tërhequra nga banka. Ai ishte drejtuar menjëherë në sektorin e sendeve të gjetura pranë bashkisë dhe ua kishte dorëzuar çantën. Autoritetet përkatëse ishin vënë në lëvizje dhe e kishin gjetur personin që e kishte humbur çantën dhe ia kishin dorëzuar shumën në fjalë. Ai e kishte tërhequr shumën nga banka, pasi do të blinte një shtëpi. Shoferi i urbanit tha se asnjëherë nuk i kishte vajtur në mendje ndonjë ide tjetër, përveç idesë se duhet ti dorëzojë sa më parë ato para.
Bashkia e nderoi shoferin me titullin “Shoferi ideal”, si vlerësim për sinqeritetin dhe besueshmërinë e tij në punë. /a.online/kohaislame