17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Turqia pritet të hap një institucion të lartë islam në zemër të Evropës

Më të lexuarat

Profesor doktor Muhamed Gormez, kryetar i Administratës së Çështjeve Fetare (Dijanet) në Turqi, ka deklaruar se vendi i tij ka në plan të themelojë një institucion të lartë të fesë islame në Bruksel.

Gormez tha se kjo është një e drejtë e myslimanëve në Evropë, njëlloj siç kanë institucionet e tyre përfaqësuese protestantët, katolikët dhe hebrenjtë. Ky institucion do të jetë urë lidhëse mes myslimanëve dhe Komisionit parlamentar Evropian, lidhur me të drejtat, ankesat dhe sugjerimet e tyre.
Gormez tha se Turqia do e ndërtojë rezidencën e këtij institucioni në Bruksel, në një sipërfaqe të madhe toke. Aty do të ndërtohet dhe një xhami e madhe e cila do të simbolizojë një përzierje të arkitekturës moderne dhe asaj tradicionale. Njëkohësisht, institucioni do të ketë një bibliotekë të madhe, salla konferencash, ambiente për studiuesit nga vende të ndryshme të botës islame etj… /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit