Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së refugjatëve mes Ankarasë dhe Brukselit, afërisht 62 400 emigrantë janë mbajtur të bllokuar në Greqi nga institucionet vendase
“Unë nuk e kam pritur që të trajtohesha në Evropë si një i burgosur”, thotë Eyard, 41-vjeçari i cili ka mbërritur në ishullin Lesbos më 11 nëntor. “Unë ia mbatha nga lufta në Siri, jam torturuar në burgjet e regjimit të Asadit për mendimet e mia politike kundër regjimit sirian. Mendova se me vendosjen në Evropë do të isha më i mbrojtur, por që më ardhjen në brigjet e Lesbos në Evropë janë trajtuar si një kriminel. Kam kërkuar gjithashtu azil, por një kërkesë e tillë më është mohuar”.
Emigrantë apo refugjatë ekonomikë?
Që prej nënshkrimit të marrëveshjes mes Ankarasë dhe Bashkimit Evropian, më 20 mars 2016, kërkohet të gjithë emigrantët që mbërrijnë në brigjet greke duhet të dërgohen në shtetin turk pasi të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.
Turqia është e konsideruar si një vend i sigurt për refugjatët dhe në të njëjtën kohë kërkohet kjo kategori të dërgohet në shtetin turk. Që prej një viti 851 emigrantë janë transportuar nga Greqia në Turqi, sipas shifrave më të fundit të policisë greke, edhe në rastin kur ata nuk kanë konsideruar si persona që mund të kërkojnë të drejtën e azilit, por janë cilësuar si emigrantë ekonomikë. Këta persona u janë paraqitur autoriteteve greke si emigrantë apo refugjatë ekonomikë me orgjinë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe lirshëm, në mënyrë vullnetare kanë preferuar të zhvendosen nga Greqia në Turqi. “Kundrejt asnjë shtetasi sirian nuk është përdorur forcë ose ultimatum për zhvendosje në shtetin turk, ata kanë preferuar në mënyrë të lirshme të zhvendosen në Turqi”, theksojnë autoritetet greke.
Prej disa ditësh Këshilli i Shtetit Grek do të duhet të marrë një vendim në lidhje me jurisprudencën. Faktikisht, dy shtetas sirianë kanë depozituar një kërkesë azili që prej ardhjes së tyre në brigjet greke, më datë 20 mars 2016. Këta shtetas sirianë kanë kërkuar të qëndrojnë në Turqi dhe jo të transferohen në shtetin turk. “Nëse Këshilli i Shtetit hedh poshtë këtë kërkesë të dy shtetasve sirianë, do të hapej rruga në bazë institucionale për dërgimit të këtyre personave në Turqi, edhe pse ata e kanë kundërshtuar transferimin e tyre”, bëhet publike në një raport të “Human Rights Watch”, të publikuar më datë 15 mars.
Salim ka mbërritur më datë 20 mars 2016 në ishullin grek të Cios, datë kjo që përkon me hyrjen në fuqi po në të njëjtën datë kur është firmosur akordi mes Ankarasë dhe Brukselit.
“As nuk kam pasur mundësinë të shëtis në disa metra katrorë. Këtu jam i mbyllur brenda një kampi të mbipopulluar, të izoluar dhe të mbyllur. Për 20 ditë rresht na është mohuar e drejta e lëvizjes jashtë kampit. Kam menduar se isha në një burg evropian dhe jo në vendin ku do të gjeja lirinë. Më pas jam transferuar në një kamp tjetër në Lesbos, derisa arrita të vendosem në Athinë. Në kryeqytetin grek situata është më ndryshme, edhe pse kushtet janë të njëjta, dhoma të mbipopulluara pa intimitet ose hapësirat e tua personale”, shprehet Salim për situatën e refugjatëve në Greqi.
Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së refugjatëve mes Ankarasë dhe Brukselit, afërisht 62 400 emigrantë janë mbajtur të bllokuar në Greqi nga institucionet vendase. Në Leros, Cos, Cios, Samos dhe Lesbos janë ngritur pesë qendra të identifikimit dhe regjistrimit të emigrantëve. Sipas Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (HCR) këto pesë qendra posedojnë një kapacitet të mirëpritjes prej 8759 personash, ndërsa aktualisht në to gjenden 14 mijë persona.
Në Lesbos, kampi “Morina” është i mbipopulluar. Kushtet e jetesës në të janë të vështira. Këtë dimër refugjatët kanë pasur vështirësi të mëdha për ngrohje. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën nga i ftohti në këtë kamp.
Numri i personave me probleme psikologjike në rritje
Sipas Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (HCR) që prej vitit 2012 në këtë kamp kanë ardhur refugjatë dhe emigrantë me kushte shumë të vështira, persona të moshës së tretë, persona në depresion dhe me probleme të shumta psikologjike. Normalisht depresioni është një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje tek këta individë, të cilët të traumatizuar lënë vendin e tyre dhe në Evropë gjejnë gjithashtu kushte të vështira jetese.
“Shohim se numri i personave me probleme psikologjike është gjithnjë e në rritje. Stresi akut mbizotëron tek refugjatët. Një pjesë e tyre janë të traumatizuar për shkak se gjatë rrugës (në Mesdhe) kanë humbur të afërmit ose familjarët e tyre, ose një pjesë e familjes është ende në vendet e origjinës. Disa prej tyre kanë frikë të dalin nga kampi. Disa të tjerë janë të zhgënjyer sepse mendonin se me të ardhur në Evropë jetesa e tyre do të ishte krejt ndryshe nga ajo që ofrojnë kampet”.
Sipas ekipit të organizatës “Mjek pa kufij” vitin e fundit psikologë të shumtë janë trajnuar dhe janë vendosur në kampet e refugjatëve. Sipas tyre situata me e rëndë mbetet në ishullin grek të Lesbos.
Në kundërshtim me disa organizata të tjera dhe me Këshillin e Refugjatëve Grek, “Human Rights Watch” ka deklaruar se në Greqi nuk po respektohen të gjitha të drejtat e refugjatëve duke filluar nga kushtet e akomodimit në kampe të cilat janë nga më baziket./Zeri