Erdoan: Me Bahrejnin e kemi të njëjtë fatin dhe qederin

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se me Turqia me Bahrejn në këtë hapësirë gjeografike e kanë edhe fatin, edhe qederin të përbashkët.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdon kontaktet zyrtare në Bahrejn, ku ndodhet në kuadër të një turneu në vendet e Gjirit.

Në këtë gjeografi ne kemi të përbashkët edhe fatin, edhe qederin tonë. Në këto toka kemi të përbashkët edhe të kaluarën, edhe të ardhmen tonë. Nuk ka asnjë garanci se ajo që u ndodh sot vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë atje nuk do të na ndodhë nesër edhe neve“, – nënvizoi Erdoan.

Presidenti Erdoan priti në takim Kryeministrin e Bahrejnit Kalifi bin Salman al-Kalifa dhe Princi i Kurorës së Bahrejnit Salman bin Hamad Al Kalifa.

Audienca zgjati rreth një orë dhe u zhvillua pa praninë e mediave.

Pas takimit Presidenti Erdoan mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Bahrejnit, Kalif Bin Salman al-Kalifa.

“Myslimanët, të cilët janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe të tjetërsuar mbi baza etnike, identiteti, gjuhe, fisi, ngjyre dhe sekti, janë duke konsumuar veten në Siri, Irak, Libi, Jemen dhe në shumë të tjera. Të gjithë së bashku jemi dëshmitarë të asaj se si qytetet, që janë bebja e syrit të civilizimit arab dhe islam, janë kthyer në fushë të luftërave me prokurë dhe sfilitëse të fuqive të huaja. Përballë një situate të tillë, ku ndërgjegja njerëzore vazhdon të heshtë, të fortët fërkojnë duart, kurse hipokritët fatkeqësisht janë të zënë duke derdhur lotë krokodili”, tha Presidenti Erdogan.

“Për të ardhmen e tërë botës islame, madje edhe të njerëzimit koha për bashkim dhe bashkëveprim ka kohë që ka ardhur. Asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk mund ta mendojë vetëm për komoditetin dhe të ardhmen e  vet, ndërkohë qe fqinjët bëjnë një jetë plot vuajte, edhe pse flasin të njëjtën gjuhë dhe kthehen nga e njëjta Qible me vëllezërit e tyre”, shtoi ai.

Kurse në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit” që vazhdon në Siri Presidenti Erdoan tha:

“Hapi që kemi hedhur ne është i kyçur në një objektiv të caktuar. Pastaj do të drejtohemi drejt lindjes. Në qoftë se në Munbixh dhe Raka do të veprojmë bashkë me forcat e koalicionit (ndërkombëtar që është krijuar kundër DAESH), atëherë me këtë hap të përbashkët, do të synojmë objektivin tonë atje, i cili është krijimi i një zone të sigurt të pastruar nga terrori, në të cilën do të gjejnë mundësi për t’u vendosur kryesisht vëllezërit tanë arabë dhe turkmen”.

“Në disa vende të botës ka njerëz që vendosin paralele midis terrorizmit dhe islamit, që i përmendin bashkë këto dy fjalë. Po e përsëris edhe një herë prej këtu thirrjen time. Askush të mos i vendosë bashkë në një vend dhe krah për krah radikalizmin me islamin, sepse Islami nuk e pranon radikalizmin”, – tha Presidenti Erdoan.

“Është e domosdoshme që të gjithë të jenë të ndjeshëm ndaj veprimeve në Jerusalem, që është Qibleja jonë e parë, të bëjnë kujdes me praktikat që do të prishin qetësinë jo vetëm të myslimanëve, por të gjithë bashkësisë ndërkombëtare, të jenë të ndjeshëm ndaj akteve që do të dëmtojnë ndërgjegjen dhe ndryshojnë rregullat e deritanishme. Vendimi i Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor, pavarësisht rezolutës 2334, është një provokim i hapur. Parakushti i paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Lindje e Mesme është dhënia fund bllokadës që zbatohet ndaj Palestinës, duke injoruar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, si dhe ndërprerja e dhënia fund ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme”, tha Presidenti Erdoan në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit