11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Angela Merkel anulon vizitën në Izrael

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane Angela merkel anuloi vizitën që planifikonte të zhvillonte në 10 maj në Izrael.

Sipas informacionit të dhënë nga zyra e Merkelit, arsye për këtë ishte zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme që do të bëhet në muajin shtator në Gjermani.

Kurse autoritetet izraelite dhe gjermane që kanë kërkuar të mbeten anonin pretendojnë se arsyeja e vërtetë e anulimit të vizitës është reagimi ndaj legalizimit të vendbanimeve ilegale çifute të tokat e pushtuara palestineze, që u miratua javën e shkuar në Knesset, Parlamentin e Izraelit.

Një zyrtar izraelit që njihet për kontaktin e afërt me ministrinë e jashtme të Gjermanisë, parashtroi se pas kalimit të ligjit në fjalë nga parlamenti izraelit, qeveria gjermane për të bërë të ditur kundërshtimin e saj me këtë vendim, mori vendim për një nismë të tillë.

Ky person mbron mendimin se një prej këtyre nismave është anulimi i vizitës në Izrael ku Merkel do të takohej me Kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Autoritetet izraelite dhe gjermane nuk kanë bërë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë temë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit