Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman në një deklaratë për mediat izraelite tha Tel-Avivi është për një shkëmbim masiv të popullsisë në territoret palestineze që vazhdon ti mbajë të pushtuara.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman ka bërë një deklaratë tjetër skandaloze.
Ministri i Mbrojtjes tha për mediat izraelite se ata donin një shkëmbim masiv të popullsisë në territoret palestineze që i mbajnë të pushtuara.
Duke mos pasur ndrojtje nga përdorimi i shprehjes “një shtet etnikisht të pastër hebre”, ministri kërkoi nga palestinezët që të largohen tërësisht nga tokat e tyre, ku ata kanë jetuar në vitin 1967.
“Për të krijuar një shtet të pastër etnik izraelit duhet që të gjithë hebrenjtë të zhvendosen në Bregun Perëndimor”, tha Liberman.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman u shpreh gjithashtu i kënaqur nga ndërtimi i 5 mijë e 500 vendbanimeve të reja në territoret e pushtuara dhe që 65% e tyre zënë vend në listën e konfigurimit emergjent.
