-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Namazi mbron besimtarin nga frika dhe rreziku

Më të lexuarat

Në namaz shpirti i besimtarit mbushet me paqe dhe gëzim. Përkundër pengesave dhe vështirësive që mund të ballafaqohet besimtari gjatë faljes së namazit, ato nuk mund t’i shkaktojë ndonjë dëm, sepse Allahu e mbron robin e tij i cili i drejtohet, i përkulet dhe i bie në sexhde Atij.

Gjatë udhëtimit me autobus një student fillon të kërkoj mënyrën për të falur namazin e akshamit që ishte gati të përfundojë. Në atë moment autobusi ndalon në një pikë karburanti. Studenti e shfrytëzon këtë, merr leje nga shoferi dhe me shpejtësi shkon afër një peme dhe lidhet në namaz.

Brenda tij u shfaq një lumturi e papërshkrueshme. U qetësua sepse ishte para Krijuesit të botëve. E shijonte kënaqësinë e pafundme e cila në vete përmban namazi dhe ndjenja e kryerjes së obligimit. Por, derisa falte rekatin e tretë, ndodhi diçka që ai kurrë nuk do ta harrojë. Duke lexuar Fatihanë, m’u në momentin kur duhej të shkonte në ruku, një qen doli nga shtëpia aty në afërsi, dhe vraponte në drejtim të studentit. Në atë moment studenti u luhat, nuk dinte çka të bënte, të vazhdonte namazin apo ta ndërprente dhe të ikte? Duke mos e imagjinuar ndërprerjen e lidhjes me Krijuesin e botëve studenti vendosi të qëndroj dhe ra në ruku. Dhe ndodhi çudia, qeni u ndal sikur ta kishte tërhequr dikush nga mbrapa. U ndal edhe së lehuri dhe me një shikim të çuditshëm e përcillte studentin duke u falur, dhe kur ai ra në sexhde, qeni u kthye dhe mori rrugën drejt shtëpisë.
Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, Mbrojtësi dhe Mbikëqyrësi i çdo gjëje e mbrojti të riun që i bënte sexhde nga rreziku i hapur.

Kush përpiqet dhe sakrifikon për namaz, Allahu atij do t’ia lehtësojë dhe do ta mbrojë nga rreziku.

Ky ishte vetëm një nga mijëra shembuj të tillë./islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit