7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vendet me borxhin më të madh dhe më të ulët për frymë

Më të lexuarat

Nga 85,694.87 dollarë personi në Japoni, në vetëm 27 dollarë në vendet me borxh më të ulët, shtete të ndryshme në botë i kanë ngarkuar shtetasit e tyre me barra të ndryshme borxhi.

Përveç mbledhjes së taksave, qeveritë gjithashtu marrin hua para për të përmbushur detyrimet e tyre në shpenzime.

Për shumë vende të zhvilluara, ky është një realiteti i miliona apo triliona dollarëve, shifra që ne mund t’i kemi të vështira t’i kuptojmë.

Për shembull, borxhi kombëtar bruto i Japonisë është 10, 000,000,000,000 dollarë.

Borxhi kombëtar bruto i Shteteve të Bashkuara është 18,992,810,000,000 dollarë.

Imazhi: FMN

Kjo hartë kërkon t’i bëjë ato shifra më të kuptueshme, duke parë borxhin krahasuar me popullatën e vendit. Në fjalë të tjera, duke treguar se sa ka borxh secili prej nesh nëse do të paguanim.

Në qendër të globit janë ato vende që kanë më tepër borxh. Për shembull, çdo person në Japoni do të duhej të paguante 85,694.87 dollarë për të shlyer borxhin e qeverisë së tij.

Vendet me nivelin më të lartë të borxhit. Imazhi: Weforum.org

Çdo individ në Irlandë do të paguante 67,147.59 dollarë. Në Singapor, është 56,112.75 dollarë personi dhe në Belgjikë 44,202.75 dollarë për individ.

Çdo amerikan do të paguante 43,503.00 dollarë.

Në disa vende, ku borxhet kombëtare janë më të vogla, shifrat arrijnë në më pak se 30 dollarë personi. Në Liberi për shembull, një vend me borxh kombëtar 798,000,000,000, popullit i duhet të paguajë 27.44 për person. Në Taxhikistan, ata duhet të paguajnë 50.67 dollarë për person dhe në Republikën Demokratike të Kongos, 90.70 dollarë për person.

Vendet me borxhin më të ulët për frymë. Imazhi: Weforum.org

Qeveritë marrin hua para për të shpenzuar në investime që të zhvillojnë ekonomitë e tyre, si dhe për të përmbushur detyrimet që kanë në shpenzim. Në një mjedis me norma të ulëta të interesit, atyre nuk u kushton shumë kjo.

Megjithatë, disa thonë se borxhin është i paqëndrueshëm, duke argumentuar se sjell rreziqe të reja te stabiliteti financiar dhe mund të pengojë zhvillimin ekonomik global.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit