12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kreu fetar i Turqisë kritikon propozimin izraelit për ndalimi e ezanit në Jerusalem

Më të lexuarat

Kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare, Mehmet Gormez, tha se propozimi për ulje të zërit në vendet e lutjes paraqet “refuzim të islamit dhe të pranisë myslimane në Jerusalem”
Projekt-ligji izraelit që bën thirrje për ndalimin e ezanit në xhami duke përdorur altoparlantët, është cilësuar të mërkurën nga figura kryesore fetare e Turqisë si një tentativë për “refuzim të Islamit”, raporton AA.
Kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare, Mehmet Gormez, tha se propozimi për ulje të zërit në vendet e lutjes paraqet “refuzim të islamit dhe të pranisë myslimane në Jerusalem”.

Prononcimi i tij u bë në Katar atje ku Gormez ka shkuar për një vizitë zyrtare.
“Ndalimi i ezanit nënkupton kundërshtim dhe refuzim të pranisë historike të myslimanëve dhe islamit në Jerusalem. Është e pamundur për ne të pranojmë një gjë të tillë”, tha ai.
Propozim ligji i cili aktualisht është duke pritur një miratim para se të dorëzohet në Knesset (Parlamenti izraelit) ka gjetur përkrahjen e kryeminsitrit Benjamin Netanyahu.

Ligji ka të bëjë me të gjitha religjionet në Izrael, por ka shumë që dyshojnë se i njëjti synon xhamitë nga të cilat thirret ezani.

Në mënyrë që projektligji në fjalë të hyjë në fuqi, nevojitet diskutimi i tij në tre seanca të veçanta dhe votimi i tij në Knesset.
Projekt-ligji që ndalon thirrjen e ezanit nga altoparlantët ka nxitur reagime te palestinezët dhe bota islame. Edhe më herët ai ishte sjellë shumë herë në rend dite, mirëpo asnjëherë nuk ishte ligjësuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit