8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Vdekja e aktivistit të VV, dëshmitari: Ishte i pafaj në atë burg të zi, dëgjoja zëra që i bërtisnin

Më të lexuarat

Një dëshmitar tregon për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Dëshmitari shkruan për faqen “Lolita” dhe tregon se Astriti ishte i shëndetshëm, i urtë dhe i pafajshëm në atë burg të zi siç e quan ai.

Ja çfarë shkruan ai:

Une kam qene ne qendren e paraburgimit ne prizeren , para tre ditesh kam dale qe aty. Astrit Dehari ka qene ne te njejtin grup me mua ne mense dhe ne ajrim, ai ka qene shume i shendetshem mesa kam arritur te shoh, dhe pas revoltes se aktivisteve te Vetvendosjes degjoja zera qe i thonin “pse nuk pergjigjeshe kur te therrisnin”, mua nuk mu dha rasti as te bisedoja me Astritin ato kohe qe isha aty por di t’ju them se te gjithe aty thonin se ai ishte pafaj ne ate burg te zi, Astriti ishte i urte, i qete dhe djale i mire!
Lote me kane rreshqitur kur mora vesh se kish vdekur, nje njeri i urte e i zgjuar si ai .., humbje e ndjeshme ne kontigjentin intelektual te kosoves, gjithashtu dhe shpirterore per familjem dhe miqte e ti!
Nuk ia degjova dot as zerin persa kohe isha aty, por mesa e kam verejtur ai ishte shembulli i nje njeriu te vlefshem ne shoqeri!

Me lot ne sy uroj te prehet me paqe .., nderkohe me shfaqen ende parasysh ecejaket e tij me kostumin e zi sportiv dhe me koken ulur duke vuajtur ate qe “drejtesia” e vendit i kish dhene per te paguar!
Ngushellime familjareve, miqve dhe te gjithe shoqerise aktiviste!”, përfundon dëshminë e tij, për vdekjen e Astrit Deharit./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit