2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Halil Matoshi apelon Prokurorinë: Merruni me islamofobët e Kosovës

Më të lexuarat

Halil Matoshi apelon Prokurorinë: Merruni me islamofobët e Kosovës

Analisti për çështje politike, Halil Matoshi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të sjellë para drejtësisë personat që kanë sjell urrejtje ndërfetare në Kosovë.

Ai nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka komentuar  edhe deklaratat ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, lidhur me islamofobinë dhe ekstremizmin islamik në Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Nga Prokuroria e Shtetit pres qe islamofobët të sillen para drejtësisë për përhapje të urrejtjes ndërfetare, sikurse itharet e islamit radikal dhe vehabistët, qe u arrestuan dhe po mbahen ne burgje, ne disa raste me aktakuza pothuajse te paqëndrueshme”, ka shkruar ndër të tjera Matoshi.

Postimi origjinal:

Skender Hyseni demanton islamofobet: Ne Kosove nuk ka ekstremizem islamik!???

Ministri i Brendshëm kosovar demanton fuqishëm New York Times: Thotë se nga një ore e gjysë bisede me te nuk e ka nxjerr asnjë argument qe dëshmon se Kosova nuk rrezikohet nga ekstremizmi, thotë se artikulli asht i shtremberume dhe mbi premsia te paqëndrueshme; A jemi Kandahar ministër? – “Ju garantoj se jo, ne jemi shume ma mire se shume vende te Bashkimit Evropian dhe gjithsesi me mire se vendet e rajonit tone…”

P.S.

Pres nga ata miq, kolege e koleg, gazeta e portale, qe te me kerkojne falje publike qe me kane sha e pshty, pse e mbrojtja atdheun nga peshtirosjet qe iu bane per efekte mediatike!

Kurse nga Prokuroria e shtetit pres qe islamofobet te sillen para drejtësisë, per përhapje te urrejtjes ndërfetare, sikurse itharet e islamit radikal dhe ëehabistet, qe u arrestuan dhe po mbahen ne burgje, ne disa raste me aktakuaza pothuajse te paqendrueshme…

Une kam dal fitues ne kete debat dhe ndihem krejt i qete!!!

Foto: Ilustrim

Image

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit