1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Takimi ynë është varri

Më të lexuarat

Vëllau im besimtar !

A i ke parë ndonjëherë varret ?
A e ke parë ndonjëherë errësirën e tyre ?
A e ke përjetuar ndonjëher frikën e tij në një natë të errët ?
A e ke parë trishtimin e tij ?
A e ke parë ndërshkimin e tij ?
A e ke parë thellësinë e tij ?
A i kë parë parazitët dhe insektet e tij ?
A nuk e di se ai është përgaditur për ty, ashtu siç është përgaditur për të tjerët ?
A nuk ndalesh e të mendosh se shokët, dashamirët e familjarët e tu janë transferuar prej pallateve në varre, nga djepat e ndriçuar në varreza të errëta, nga argëtimi familjar në vrazhdësin e parazitëve dhe insekteve, nga kënaqësia me ushqime dhe pije të ndryshme në rrotullime nëpër dhe e baltë, nga përkëdheljet familjare në trishtim të vetmuar, nga një shtrat i butë në një vend të fortë ? Të gjithë i kaploi vdekaj, befas, e tani banojnë në varre, pasi ishin duke jetuar në epshe dhe lojra. U bënë të gjithë të njëjtë në ato gropa ( iu nënshtruan vdekjes ).
Lusim Allahun që t’i bëjë varret tona kopshte prej kopshteve të xhenetit !

Trishtimi i varreve

Hani mella ( shërbëtoi i Uthmait ) thotë:
Uthmani ( radjAllahu anhu ) kur qëndronte pranë varrit qante, derisa iu lagte mjekra. I është thënë: “ Po të kujtohet xheneti e xhehenemi e nuk po qanë, ndërsa po qan nga ky ( varr ).” Uthmani është përgjigjur: Muhamedi ( salAllahu alejhi ve selem ) ka thënë:
“ Varri është stacioni i parë i ahiretit, në qoftëse shpëton nga ai, të tjerat janë më lehtë, e në qoftësenuk shpëton nga ai, të tjerat pas tij janë më të vështira.”
Transmetuesi vazhdon të thotë se Muhamedi ( salAllahu alejhi ve selem ) ka thënë:
“ Nuk kam parë asnjë pamje më të vështirë se sa varri ”
( Transmetuan: Ahmedi, Tirmidhiu dhe Albani )
Ndërsa në hadithin e Xhabir ibën Abdullahut transmetohet se Muhamedi ( salAllahu alejhi ve selem ) thotë:
“ Mos shpresoni vdekjen, se parashikimi i tij është rishtues.”
Hasan el-Basriu përcolli një kufomë ( xhenaze ) dhe pas përfundimit të saj u ndal pran varrit dhe tha:
“ Fundi i çështjes se këtij ( varri ) është e vërtetë që duhet të kemi frikë në fillim ( para vdekjes ) dhe kësaj qështje ( varrit ) qysh në fillim duhet ti kishtojmë rëndësi , për në mbarim.
Ndërsa Umer ibën Abdulaziz, duke iu folur një ditë shokëve të vetë u tha:
“ Kur të kalosh pranë tyre (varreve),thirri, në qoftë se ke mundësi t’i thërrasësh. Kalo pranë tendave të tyre e shiko se sa afër janë njëra pranë tjetrës, e tani pyeti të pasurit çfarë u ka mbetur nga pasuria e tyre, e të varfërve çfarë u ka mbetur nga varfëria ?
Pyeti për ato të cilat flisnin më parë me ta, e me sytë të cilët i shijonin gjërat me epshe, pyeti për lëkurat e buta e të holla, e fytyrat e mira,trupat e ndritshme. Çfarë u kanë bërë krimbat në qefinë (në varr)…?
Janë ngrënë gojët, janë prishur fytyrat,janë fshirë bukuritë,janë thyer eshtrat,janë coptuar gjymtyrët.Ku i kanë mbulojat dhe pallatet? Ku i kanë shërbëtorët, ku mbetën pasuritë e grumbulluara? A nuk janë në vendbanimet e tyre të vetmuar, a nuk është nata e dita për ta e njëjtë ?

A nuk janë në një vend të errët, është bërë në mesin e tyre dhe veprave, ndërprerja. Janë ndarë nga dashamirët pasuria dhe familja.
O ti që nesër do të jesh banor i varrit! Çfarë të mashtroi në këtë botë ? Ku e ke shtëpinë e gjërë, e lumin qarkullues ? Ku janë pemët ( frutet ) e pjekura, ku i ke rrobat e holla, ku i ke parfumat, ku e ke mbulojën e verës e të dimrit ?
O ti që ishe shpenzuesi i gjërave e tani u mbylle në varr !
Ah, sikur të dija se ç’do të më gjejë kur do të më takojë engjëlli i vdekjes, kur do të dal nga kjo botë … dhe çfarë letre do të më sjellë nga Zoti im !
Tani u largua, Allahu e mëshiroftë !
E pas këtij momenti nuk jetoi vetëm se një javë.

Marrur nga: www.sinqeriteti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit