3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Si ta kuptoni se a keni zemër të pastër?

Më të lexuarat

Psikologja Haleh Banan u ofron një test të thjeshtë të cilin çdokush nga ne mund ta përjetoj në lëkurën e tij.

Pastërtinë e zëmrës mund ta shihni nëse e pyeteni veten se a jeni të gatshëm ta lavdëroni tjetrin apo t’i jepni komplimente?

Sa ju gëzojnë sukseset, arritjet dhe lumturia e tjerëve?

Si ndjeheni kur dëgjoni për suksesin e dikujt, apo kur shihni diçka të bukur tek dikush?

Vallë, në ato momente a ndjeni vështirësi dhe ngushtim në gjoks?
Nëse ndodh kjo, atëherë në zemrën tuaj ka gjurmë të xhelozisë dhe zilisë.

Nëse vërtetë jeni të lumtur për personat tjerë dhe jeni të kënaqur me jetën tuaj, nuk do ta keni të vështirë t’u jepni komplimente tjerëve.

Mirëpo, nëse në zemër vëreni gjurmët e xhelozisë, ngushëlloni veten me atë se çdo nafakë është e caktuar dhe çdo gjë ndodh me një urtësi. Askush nuk do të marrë atë që është e caktuar për ju.

Mësoni urtësinë e Zotit në ndarjen e pasurisë, dijes, bukurisë dhe suksesit. Kjo do t’ua qetësoj zemrën, do t’ju pengoj ta “hani” veten për shkak të asaj që e posedojnë tjerët dhe njëkohësisht do ta keni më lehtë të kënaqeni me suksesin dhe bukurinë e njerëzve tjerë duke mos u ndjerë keq.

Burimi: Akos.ba

Përshtati: A. D. Islampress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit