-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Patentë-shoferi në Kosovë më e shtrenjtë se në Amerikë

Më të lexuarat

Çmimi i patentës së shoferit në SHBA është rreth 100 dollarë amerikanë përderisa në Kosovë do të rritet në 400 euro. Ministria e Infrastrukturës po synon që nëpërmjet rritjes së çmimit të patentës së shoferit t’i zvogëlojë aksidentet në trafik, derisa ekspertët e komunikacionit thonë se do të ndodhë e kundërta“Për t’u pajisur me patentë të shoferit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk kushton më shumë se 100 dollarë amerikanë. Pagesa fillestare bëhet 65 $, ndërsa për t’i mbajtur 5 orë ligjërata në autoshkollë nuk duhet paguar më shumë se 35 dollarë”, kështu thotë për “Zërin” Blerim Shatri, i cili së fundmi është pajisur me patentë të shoferit në New York të SHBA-së.

 

Shatri, i cili më herët kishte qenë pjesë e Policisë së Kosovës, thotë se është e palogjikshme nëse një patentë e shoferit në Kosovë kushton katërfish me shtrenjtë se në SHBA, kur dihet se standardi i qytetarëve amerikanë është shumë më i lartë se i atyre kosovarë.

Ai shton se shtrenjtimi i çmimit të patentës së shoferit nuk ndikon në zvogëlimin e aksidenteve të komunikacionit në trafik, por përkundrazi do të ketë efekt të kundërt pasi që shumë të rinj do të dalin në komunikacion pa u pajisur me patentë të shoferit, si pasojë e çmimit të lartë të këtyre të fundit.

“Në shekullin e 21-të patenta e shoferi nuk është luks, por është nevojë familjare. Këtë logjikë duhet ta ndjekë edhe Qeveria e Kosovës”, shprehet Shatri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit